Kuvendi i Kosovës: Miratohet në parim Projektligji për Artin dhe Kulturën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Artin dhe Kulturën. Ky projektligj është miratuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me miratimin e këtij Projektligji do të ofrohen zgjidhje për problemet shumëvjeçare për institucionet publike të kulturës dhe po ashtu edhe për ato të skenës së pavarur.

“Si projektligj që trajton skenën kulturore më të përgjithshme, politika e re kulturore me të cilën është hartuar ky projektligj ofron zgjidhje për probleme shumëvjeçare si për institucionet publike të kulturës po ashtu edhe për ato të skenës së pavarur. Korniza ligjore momentale është e komplikuar, është tejet burokratike dhe shpesh herë edhe ngufatëse për lirinë kreative dhe artistike”, tha ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Me me ligjin e ri, Çeku tha se do të krijohet një politikë e re kulturore, me vizion të qartë zhvillimor..

/ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU DHE ELVA MARGARITI VIZITOJNË EKSPOZITËN E LUMTURI BLLOSHMIT

Ekspozita e parë retrospektive e artistes Lumturi Blloshmi (1944 – 2020) e cila i dedikohet jetës dhe veprimtarisë së artistes është hapur më 1 shtator në Galerinë Kombëtare të Kosovës derisa do të jetë e hapur deri më 15 tetor të këtij viti.

Këtë ekspozitë e kanë parë nga afër, së fundi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Në shoqërimin e tyre ishin këshilltarët, Rozafa Imami dhe Andi Qinami, u.d. drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani Berisha, dhe kuratorja Hana Halilaj. Kështu ka njoftuar Minsitria e Kulturës përmes një njoftimi në Facebook.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


BENJAMÍN PRADO: ERDHA TË TË THEM SE TË HARROVA

Nga Benjamín Prado

E kundërta e një burri të kthjellët
është uji i ndotur.
E kundërta e detit
është një grua e verbër.
Kush rrënon një urë,
ndërton një hon.
Vrajat janë goditje që s’harrohen.

Ka të vërteta pa sinorë
dhe ka gjëra që shkojnë në zgrip:
lumenjtë janë Machado.
Të desha tej meje.
Akrepat vezullojnë në dritëhënë
dhe, mandej, rishtas,
bëhen të terrtë dhe helmues.

Është kaq e thjeshtë!

Të luftosh për hirin
do të thotë të dorëhiqesh nga zjarri.
Fjala e thënë
është një zog në fluturim.
Vdekja jote
është nën lëkurën time,
njëjtë me një insekt
brenda gotës së përmbysur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult