Ky është filmi më i shikuar në Netflix, i bazuar në një ngjarje të vërtetë

Filmi më i shikuar këto kohë në Netflix “The Abyss” është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë.

Ky film u publikua në vitin 2023, i realizuar nën regjinë e Richard Holm dhe me skenar të shkruar nga Holm, Robin Sherlock Holm dhe Nicola Sinclair.

Historia sillet rreth banorëve të Kiruna-s, qytet i Suedisë, të cilët luftojnë për të mbijetuar.

Kiruna është një qytet i vërtetë. Megjithatë, siç ndodh shpesh me shumë filma dhe shfaqje televizive, frymëzimi shkon më shumë se kaq.

Pra, historia e jetës reale nga e cila është frymëzuar filmi ndodhi katër vjet më parë, kur një tërmet u shkaktua nga aktiviteti i nxjerrjes në minierën lokale të Kiruna.

Sa i përket kastit, në këtë film luajnë emra të njohur suedezë si: Tuva Novotny si Frigga, Kardo Razzari si Dabir, Felicia Maxime si Mika dhe Peter Franzén si Tage.

 “The Abyss” po transmetohet në Netflix tani, derisa shikuesit përmes rrjeteve sociale kanë komentuar me të madhe këtë film. / unilad.com

ObserverKult


natën vonë shtëpia jonë vaçe zela shiu arbëri lutem

Lexo edhe:

SULMI FIZIK MBI VAÇE ZELËN MË 1993, KUSH ISHTE PERSONI QË E SULMOI?

Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “harresa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet, rrugaçëria dhe vandalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare.

Një person i panjohur, teksa Vaçja kthehej për në banesën e saj, e goditi në errësirë artisten e shquar. Pas ca ditësh personi u arrestua, madje u bë edhe një gjyq formal, i cili e dënoi me tre muaj agresorin, por as atë dënim nuk e kreu të plotë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JAIME SABINES: JAM I DËRRMUAR… TI NUK PO VJEN…

E kuptoj se më mungon
dhe se të kërkoj mes njerëzve, mes zhurmës,
por gjithçka është e kotë.
Kur ngelem vetëm
më i vetmuar ngelem
gjithandej i vetëm, tek ty, tek unë.
Thjesht pres.
Pres gjithë ditën gjer kur ti s’mbërrin.
Gjer sa më zë gjumi
dhe ti s’je, nuk ke ardhur
dhe më zë gjumi
tmerrësisht i dërrmuar
plot pyetje.
Përditë e dashur.
Këtu krahë meje, pranë meje, duhet të jesh.
Mund të nisësh ta lexosh këtë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult