Ky është këngëtari turk që së bashku me familjen e tij vdiqën nga tërmeti

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë ndodhur në Kahramanmaraş të Turqisë. Tërmetet shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve dhe shkatërrime të mëdha në Kahramanmaraş, Kilis, Diyarbakır. Po ashtu në Adana, Osmaniye, Gaziantep, Şanlıurfa, Adiyaman, Malatya dhe Hatay.

Artisti i muzikës popullore turke Aziz Taştan dhe gruaja e tij Özgür dhe vajzat Nujin dhe Şirin Taştan humbën jetën gjithashtu në Adiyama./21Media

ObserverKult

Aziz Taştan

Lexo edhe:

ISHTE ZHDUKUR PARA DISA DITËSH, GJENDET I VDEKUR KËNGËTARI I NJOHUR

Kantautori Luke Bell ka vdekur në moshën 32-vjeçare. Artisti i muzikës country u raportua për herë të parë i zhdukur në Arizona më 20 gusht.

Ai vuante nga një çrregullim bipolar. Lajmin e raportoi fillimisht Saving Country Music- miku dhe kolegu i tij, Matt Kinman e konfirmoi më vonë atë dhe dha detaje.

Luke Bell u zhduk në Tucson, Arizona kur po bashkëpunonte me Kinman për një shfaqje. Ai vuante nga një çrregullim bipolar dhe gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar së fundmi.

Policia po vazhdon hetimet ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NDËRROI JETË AKTORI I NJOHUR, GILBERT GOTTFRIED

Aktori amerikan Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare, ‘pas një sëmundje të gjatë’.

Familja e aktorit dhe humoristit e bëri të ditur lajmin e hidhur në një postim në Twitter, së bashku me një fotografi të Gottfried.

“Jemi të thyer, për të njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit, Gilbert Gottfriend, pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, ai ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël.

Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert. Me dashuri familja Gottfried”, thuhet në deklaratën e familjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult