Ky film është favorit për të fituar çmimin “Oscar”

Duhen edhe 4 muaj për të mësuar çmimet ‘Oscar’ të këtij viti aspak normal, por që tani, kritikët amerikanë, kanë një favorit të qartë për garën e filmit më të mirë.

Sipas tyre, “Nomadland” ka më shumë mundësi që të vlerësohet nga Akademia. Ky film ka marrë tashmë çmimet e para në festivalet e filmit në Çikago dhe Nju-Jork, me regjisoren kineze Chloe Zhao, e cila gjithashtu ka marrë çmimin e regjisë më të mirë.

“Nomadland” fitoi edhe Luanin e Artë në Venecia, ndërkohë që u vlerësua me çmimin e publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Kinematografisë së Torontos (TIFF), transmeton ‘rtklive’.

Me Frances McDormand si protagoniste, filmi tregon historinë e një gruaje, e cila pasi humbi burrin dhe punën e saj, vendos të jetojë në rrugët e SHBA-së, në një furgon.