Ja çka ju premtoi Ali Pashë Gucia ulqinakëve

Nga Aurenc Bebja

“L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin mund ta lexoni në vazhdim:

Shqipëri

Raguzë, 11 nëntor.

Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor :

“Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.

Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.”/darsiani