Nëse jeni duke menduar të nisni një serial të ri, përgjigjen e gjeni këtu.
Bëhet fjalë për një seri televizive rreth një aplikacioni takimesh, bazuar në ADN-në, që i përputh njerëzit, duke gjetur partnerin e duhur.
“The One”, është emri i serialit, i vendosur në Mbretërinë së Bashkuar bazuar në romanin e John Marrs 2017.
Shkruar nga krijuesi i Misfits Howard Overman, The One është historia me tetë episodet e Rebecca Webb. CEO e pamëshirshme e një agjencie njohjesh, një miliardë paund, që ka revolucionarizuar dashurinë. Dorëzoni një mostër të ADN-së, paguani tarifën dhe gjeni përputhjen tuaj të përsosur gjenetike.
Gjithë ngjarjet ndërtohen mbi egon dhe ambicien pa kufi, e cila po shkakton një ndryshim thelbësor në konceptin e martesës. Sakrifikimi i miqësisë dhe dashurisë për të arritur synimet, transmeton ‘konica.al’.
Një serial që përafrohet me ndryshimet që po sjellë teknologjia në metodat e njohjes. Dhe në konceptin e ‘partnerit të duhur’.