“La Casa de Papel” rikthehet në “Netflix” por në version korean

Netflix ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshëm spanjoll “Money Heist” gjatë sezonit të verës, por kësaj here në versionin korean.

Money-Heist Korea ka publikuar trailerin e fundit dhe datën e premierës. Sezoni i parë do të publikohet në 24 qershor në Netflix.

“Money Heist (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh.

Janë një grup kriminal me në krye ‘Profesorin’ që përpiqen të grabisin bankën e Spanjës.

Seriali mahniti audiencën në të gjithë botën. Versioni i ri korean, i drejtuar nga Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin, transmeton ‘lapsi.al’.

Aktorët nuk duken në trailer. Maskat tipike ua mbulojnë fytyrat dhe kështu kasti mbetet surprizë.

Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, seriali i ri përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal.

Vitet e fundit filmat dhe serialët koreanë kanë fituar popullaritet. Kujtojmë famën e “Squid Game” që po bën gati sezonin e dytë.


Lexo edhe:

JA CILA ËSHTË ARSYEJA QË KËNGA “BELLA CIAO” ËSHTË PARAQITUR NË “LA CASA DE PAPEL”

ObserverKult