“La Llorona”, historia e këngës për gruan kukuvajkë

“Llorona” në shqip ka kuptimin Qaramane, por duke iu referuar historisë me e sakta do na dilte si ” Kukuvajkë”. Meqë ky emërtim përdoret për shpendin mitik për të mos e ngatërruar unë do ta përdor termin “Gruaja kukuvajkë”.

Nga Xhemazije Rizvani

Historia e këngës më poshtë është mbi 500 vjeçare edhe pse shumë fëmijë e të rritur betohen ta kenë parë Gruan kukuvajkë ( shihni në komentet e këngës për tu bindur) në ditët e sotme.
Historia e kësaj kënge të bukur bazohet në gojëdhenat latino- amerikane që thonë:
Një grua varfanjake, por e bukur fort me emrin Maria u dashurua me një zotëri të pashëm dhe të pasur i cili la gjithçka për te. I ndërtoi një shtepi buzë një lumi, qenë të lumtur bashkë, por kur lindi fëmija i dytë burri ndryshoi. Ai e la gruan bashkë më fëmijët dhe vazhdoi jetën e vjetër me para, alkool, gra.
Një herë, sipas gojëdhënës erdhi t’i takojë fëmijët bashkë me një grua tjetër dhe fare nuk ia lëshoi sytë Marias, sikur të mos ekzistonte.
Nga zemërimi i madh Maria e tërbuar i mbyti fëmijët në lumë që t’i hakmerrej burrit. Raste të hakmarrjes së gruas ndaj burrit duke i mbytur fëmijët kemi shumë, si Medea greke, Hajrija shqiptare etj. Kulmi i vetëflijimit duhet të jetë ky.
Pasi vetëdijësohet, tmerrohet nga ajo që ka bërë dhe me dhimbjen e vajin që çjerr fillon dhe i kërkon fëmijët.
Kërkimi i saj s’ka mbaruar kurrë. Ja pse i shkon Gruaja kukuvajkë, sepse ende kërkon duke qarë.
Disa interpretime thonë se burri kishte ardhur t’i kërkoj fëmijët e jashtëligjshëm që t’i rriste me gruan tjetër dhe kjo e verboi dhe veproi pa menduar.
Sidoqoftë, histori rrëqethëse me të cilën nënat i trembin fëmijët që mos dalin natën vonë, se i merr Gruaja kukuvajkë.
Ka plot tregime, poezi, filma dhe këngë që janë bërë për këtë grua, për këtë histori
Njejtë siç Kolombrenë e Bucatit e sheh veç viktima edhe vajin e Gruas kukuvajkë e dëgjon veç viktima.
Disa interpretime pak më të logjikshme, thonë se është një lloj legjende për lumin, se uji i atij burimi janë lotët e kësaj gruaje, siç kemi plot legjenda të ngjashme për hidronime të ndryshme.
Në filma kjo grua është e përçudnuar si vampir tipik, bile stereotipik. Ama te kjo këngë është tjetërçka. Nuk i ha fëmijët./ ObserverKult