“Laboratori i kujtesës”, hapësira më e re e përballjes me të shkuarën komuniste

“Laboratori i kujtesës” është hapësira më e re e përballjes me të shkuarën komuniste. Fakte, histori njerëzore, rrëfyer përmes imazheve, muzikës dhe instalacionit na ftojnë në një debat të hapur publik.

Që nga emrat e intelektualëve të pushkatuar e deri te lista e torturave të përdorura në burgjet e Shqipërisë komuniste, kjo hapësirë e re në kryeqytetin shqiptar do të na rrëfejë shumë, do të na kërkojë shumë, madje pyetje dhe përgjigje e reflektim për të shkuarën që ende qëndron në terrin e të fshehtave.

“Nuk është didaktika brenda Parlamentit qasja jonë ndaj të kaluarës. Ne duhet ta memorializojmë, ta fusim në kurrikula, të cilat formojnë qytetarin me vetëdijen”, thotë Migen Qirazhi, ideator i laboratorit.  

Migen Qirazhi, ideator i laboratorit

E kanë titulluar laboratori kujtesës sepse kjo është menduar si një hapësirë dialogu mbi të shkuarën, një lloj laboratori ku punohet me të vërtetat.

E çelur për 5 ditë nga ‘qëndresa qytetare’, kjo punë 5-vjeçare synon të ndërgjegjësojnë përmes tri ambienteve të ndryshme të ekspozimit fakte historike, po aq sa edhe histori njerëzore nga Shqipëria komuniste.

“Laboratori i kujtesës” ju pret deri më 28 tetor për të reflektuar dhe për të çmuar vlerën e lirisë./a2news.com


Lexo edhe:

DËSHMI: JA EMRAT E XHELATËVE QË MORËN JETË TË PAFAJSHMISH

Dëshmia e Ismail Çepratit, një ish-të burgosuri e më pas të arratisuri nga Shqipëria, botuar në gazetën “Zëri i Ballit Kombëtar”, të vitit 1957. Ai përmend emrat e disa prej togerëve kriminelë, në duart e të cilëve mbetën jetët e të burgosurve politikë dhe rastet e shumta të torturave dhe keqtrajtimeve të burrave dhe grave të dënuar

Është një rrëfim ekskluziv i vitit 1957 i Ismail Çepratit, të arratisur nga Shqipëria dhe strehuar përkohësisht në një kamp grek, publikuar në një numër special të gazetës “Zëri i Ballit Kombëtar”.

Ismaili, i cili kishte vuajtur 10 vjet në burgjet dhe kampet komuniste, tregon rastet kur toger Vangjel Rrëmbeci…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU