Lajm i mirë: Adriana Matoshi lirohet nga spitali

Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar dje nga spitali.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.

“Po është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.

Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.

Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.

——————————–

LEXO EDHE: ADRIANA MATOSHI RRËFEN SE I ËSHTË KTHYER TUMORI, 9 VJET PASI E FITOI BETEJËN ME TË

Aktorja Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të dhimbshëm në mediat sociale, duke rrëfyer se i është rithyer tumori në tru. 9 vjet më parë ajo u përball për herë të parë me sëmundjen e frikshme dhe arriti ta mposhtte, duke e kthyer gjithë dhimbjen në forcë dhe në shpresë për të gjithë.

Por sëmundja i është rikthyer dhe aktorja e ka ndarë lajmin me ndjekësit duke shkruar mes të tjerash:

“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.

Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë.

Të mërkurën duhet prapë të përballem mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi im ka për të vazhduar se është shumë i gjatë. Kam shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelur, shumë role pa luajtur. Kam fëmijët që duhet t’i bëj të zotët e vetes…”