Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele do të bëjë një rikthim. Dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikur së fundmi në Instagram.
Kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 tetor.
Po ashtu, më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt. Si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas.
Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.
Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues.
Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.
Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik, kur u ulën në fushë në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.
Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon në muajin mars dhe çifti ndan kujdestarinë e djalit të saj Angelo, tetëvjeçar. Tashmë, këngëtarja s’e fsheh më partnerin e ri dhe ai është prezent edhe në fotot e saj në rrjete sociale.
LEXO EDHE: “Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”. Disa thënie nga këngëtarja e talentuar, Adele
“Të të thonë se si duhet të dukesh, do të thotë të shndërrohesh në një produkt dhe unë nuk dua të jem një produkt”.
“Ji guximtar dhe pa frikë për të ditur se edhe nëse bën një veprim të gabuar, po e bën për një arsye të mirë”…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU