“Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”. Disa thënie nga këngëtarja e talentuar, Adele

“Të të thonë se si duhet të dukesh, do të thotë të shndërrohesh në një produkt dhe unë nuk dua të jem një produkt”.

“Ji guximtar dhe pa frikë për të ditur se edhe nëse bën një veprim të gabuar, po e bën për një arsye të mirë”.

“Jeta është shumë herë më e thjeshtë, kur nuk kapesh pas të shkuarës”.

“Pavarësisht se si dukesh, unë mendoj se kryesor është të qenurit i/e lumtur me vetveten”.

“Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”.

“Edhe unë kam pasiguri, por nuk qëndroj me persona, të cilët m’i vënë ato në dukje”.

“Një person i dehur është një person i sinqertë, sipas mendimit tim”.

“E ke parasysh kur do dikë që nuk të do mbrapsht? Është ndjesia më e keqe që ekziston”.

“Asnjëherë nuk e kam pasur problem mënyrën se si dukem. Unë preferoj më mirë të shkoj për drekë me miqtë e mi, se sa të shkoj në palestër”.

“Jeta ime është plot me probleme dhe nuk kam kohë të shqetësohem për diçka kaq të parëndësishme sa mënyra se si dukem”./ ObserverKult