Lajm i mirë për fansat: “La Casa de Papel” vjen me dy sezona të reja

Sapo është publikuar sezoni i katërt i “Money Heist”, duke sjellë për shikuesit shumë emocione, ‘thyerje’ zemrash.

Ngjarja ka mbetur pezull, rrëmbyesit gjenden akoma në bankë në mesin e një situate dramatike.

Kjo gjë si duke i ka dëshpëruar fansat, dhe e keqja është se ata do të duhet të presin gjatë, për ta parë se si do të rrjedhë ngjarja, pasi pandemia e Coronavirusit ka pezulluar edhe aktivitetet filmike.

Por, megjithate një lajm i mirë vjen për adhuruesit e “La Casa de Papel”. Pritja do të shpërblehet jo me një, por me dy sezone të reja.

Sipas faqes spanjolle “Marca”, ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë përnjëherë sezonin e pestë dhe të gjashtë.

Faqja raporton se marrëveshje me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.

Koordinatori i skenarit, Javier Gomez Santander tha për “El Mundo” se seriali vazhdon kapitull pas kapitulli, e sekuencë pas sekuence.

“Ne nuk e konsiderojmë kurrë se sa kohë mund të zgjasë seriali”, deklaroi ai.

Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë një sezon të pestë dhe të gjashtë, por zakonisht kjo ndodhë pasi kompania pret disa muaj derisa ta njoftojë vazhdimin e sezoneve, duke u bazuar fillimisht nga suksesi që ka një serial./ ObserverKult