Lamtumira për Kadarenë, kryeministri Rama: Ismail, nuk ta tregoj dot ç’më panë sytë duke u marrë me funeralin tënd!

edi rama kadare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në fjalimin e lamtumirës të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, amanetet e fundit të gjeniut të letrave.

I dashur Ismail nuk ta tregoj dot sesa doja ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më pa mendja duke u  marrë me funeralin tënd. Në këtë novelë të pashkruar, më dhe atë përgjigjen që s’ta mora dot. Më thoshe nuk shkruaj më, i kam thënë të tëra. Më dukej mëkat që pena e tij ishte e shtrirë e pajetë, por sot jam plotësisht i bindur që Ismail Kadare i tha vërtetë të tëra ç’kishte për të thënë. Kurrë ky vend nuk do resh  së përsëritur me vete, gjithçka Ismail Kadare tha për të dhe për të jetoi apo do të jetojë.

Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që te jetë vetëm e tij, jo te dëshmorët. Nuk ishte dëshmor dhe nuk ishte në dëshirën e tij për të rënë dëshmor. Jo bashkë me Naim Frashërin që ishin ndër të paktën që donte dhe respektonte. Nuk na kishte Ismaili t’ja ndalojmë vetminë e tij, për të na thënë atë “jo nuk duan e tij”

Një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit pa i ndarë me mure të lartë për të mos parë përditë njëri tjetrin. Kur mendon që Ismaili ikte sa mundte vendet ku qarkullonin njerëzit, kjo do të ishte një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr. Ismail Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale që mori lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën e mundshme.

Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti në arkivat e Nobelit, i vetmi kandidat që ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Erdhi shkroi dhe iku. Ne i kemi një referim, të respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar, as nga fqinjësia e padëshiruar që e kishte lemeri, as nga tubimet e fjalimet që i kishte llahtari”-u shpreh Rama.

ObserverKult