“Lamtumirë” Covid-19, organizohet festivali me 40 mijë pjesëmarrës

Që nga fillimi i pandemisë, industria e muzikës bëri disa hapa mbrapa duke anuluar koncertet ‘live’ të cilat bënin bashkë mijëra njerëz.

Por duket se kjo periudhë e errët po lihet pas.

Lattitude në Sufolk do të mirëpresë 40.000 adhurues të muzikës ditën e sotme ndërsa përgatitjet thuajse kanë mbaruar. Ky është koncerti i parë muzikor në këtë kapacitet në të gjithë botën për vitin 2021, transmeton ‘rtklive’.

Të pranishmit duhet të kenë më vete një test negativ për Covid-19 ose të jenë vaksinuar.

LEXO EDHE: Filmi “Titane” fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës, ja kush janë fituesit tjerë