Lamtumirë Violeta Rexhepagiq – Rebelja e fundit e Prishtinës!

Nga Halil Matoshi

⭐️Floqka që i dha identitet Prishtinës dhe na i hapi sytë tē shihnim se bota ka ma shumë ngjyra se bardh-zi!

⭐️Violeta, âsht vajza magjike që ka bâmun Revolucion emancipues në shoqninë e mbyllun e patriarkale kosovare!

⭐️Kjo âsht ajo heroina që gratë e shtypuna që edhe tek shqiptarët “ziheshin rob”, u tutshin p’ej saj kur e shihshin dhe t’shashtrisuna mshelnin gojën me cep shamishë, ngase kishin frikë lirinë, e Viki kishte lirinë si armë kundra metjes në humbëtinat e shekullit t’kaluem!?

⭐️Na ka knu rock & roll ndër të parët në këtë vend, ku socializmi që erdhi nga të ftohtit ishte doktrinë dyfish shtypëse!

⭐️Na ka bâ gazetari lufte (pak njerëz e dijnë) duke u ngritë gjithnjë në Yllin e saj të vërtetë: që rrezikon lirinë e saj për të vërtetën!

⭐️Ishte pranë nesh, e sa pak e njohëm. Kur ajo ishte flutur, ne s’e njihnim lumtuninë e lirinë, e kur vuante ne e lamë vetmue sepse nuk e njihnim dashtuninë për tjetrin!

⭐️Pusho në pakohësi – dritë t’pastë shpirti- sepse je e fitueme mbi të gjitha kohët!

Grue Champ🏆

ObserverKult