Lara Fabian: Jam e sëmurë (Je Suis Malade), teksti dhe kënga

Kënga “Je Suis Malade” ndër vite është interpretuar nga shumë artistë, mirëpo interpretimi më i këndshëm po konsiderohet ai i këngëtares kanadezo-belge Lara Fabian.

Këngën e Alice Donas dhe Serge Lamas, për herë të parë Lara Fabian e këndoi i vitit 1994. Më pas kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe përpos që u shndërrua në një hit, ajo gjithashtu u bë këngë që e identifikonte ate.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Je Suis Malade” (Jam e sëmurë):

Nuk ëndërroj më
Nuk pi cigare më
Nuk kam histori më

Jam e qelbur pa ty
Jam e shëmtuar pa ty
Si një jetime n’fjetore

Nuk kam dëshirë më t’jetoj
Jeta ime merr fund kur ikën ti
Jam e pajetë

Edhe shtrati tim
Shndërrohet n’stacion treni
Kur ikën ti…

Jam e sëmurë
Plotësisht e sëmurë
Si kur nëna ime dilte n’mbrëmje
E m’linte vetëm
Me dëshpërimin tim

Jam e sëmurë
Përsosmërisht e sëmurë

Ti ikën kur nuk dihet kurrë
Ti vjen kur nuk dihet prej ku
E po bëhen gati dy vjet
Që nuk t’bëhet vonë

Njëlloj si shkëmbi
Ashtu si mëkati
Jam ngjizur n’ty

Jam e lodhur
E sfilitur
Duke u shtirë e lumtur
Me të tjerët

Dehem çdo natë,
Por t’gjitha wiskyt
M’shijojnë njësoj

E t’gjitha anijet
Valojnë flamurin tënd

Nuk di ku t’shkoj
Ti je gjithandej

Jam e sëmurë
Plotësisht e sëmurë

Derdhi gjakun
n’trupin tënd

Jam si zog i ngordhur
Kur ti flen larg meje…

Jam e sëmurë,
Përsosmërisht e sëmurë,

M’i more gjitha këngët,
M’i zbraze gjitha fjalët,
Mua që e dija vetën t’zoja
Para se t’njihja lëkurën tënde…..

Kjo dashni m’mbyt
Nëse vazhdon
Do t’vdes n’vetmi

Pranë radios
Si një vogëlushe idiote
Dëgjoj zërin tim
Që këndon:

Jam e sëmurë
Plotësisht e sëmurë
Si kur nëna ime dilte n’mbrëmje
E m’linte vetëm
Me dëshpërimin tim

Jam e sëmurë…
Po, po…e sëmurë
M’i more gjitha këngët,
M’i zbraze gjitha fjalët,

Zemrën e kam plotësisht t’sëmurë
Rrethuar me barrikada…
Dëgjon?…Jam e sëmurë

Përktheu: Çlirim Lazaj

Përgatiti: ObserverKult

——————-

Kliko edhe:

JOE DASSIN: ET SI TU N’EXISTAIS PAS (NËSE TI S’DO T’EKZISTOJE), TEKSTI DHE…