Lara Fabian: Qesh, qaj, si çdo grua tjetër…

ObserverKult ua sjell disa thënie të këngëtares së njohur, Lara Fabian:

“Besimi në dashuri nuk ka datë skadence”.

“Unë jam një grua, një nënë, një vajzë, një mikeshë, një qenie njerëzore si çdo qenie tjetër. Unë thjesht shkruaj këngë dhe i performoj ato, dhe ndihem me fat që ia dal të jetoj me muzikën time. Krahas kësaj, unë qesh, qaj, si çdo grua tjetër”.

“Nuk e mendoja asnjëherë se muzika mund të sillte një rritje personale, por realisht e sjell”.

“Muzika nuk ka qenë një detyrim për mua; që nga mosha e hershme, unë e mendoja si një moment lirie, kur e shprehja veten tënde. Unë e kuptoja se sa shumë lumturi mund të sillte muzika, dhe se sa shumë vlerë kishte për mua”, transmeton ‘bota.al’.

“Krahasimi është diçka njerëzore, diçka normale”.

“Mos kërko arsye për të urryer, aty ku ka arsye për të dashuruar”.

“Sepse anglishtja është një gjuhë universale. Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse këndon në anglisht, mund të kuptohesh në gjithë botën”.

“Unë kam qenë e frikësuar, e frikësuar nga skena, por punova me këtë frikë. Nëse të çojnë drejt një dere, nuk duhet të dyshosh se mund ta hapësh atë derë”.

ObserverKult


Lexo edhe:

DËGJOJENI LARA FABIAN: TË DUA ( JE T’AIME) TEKSTI DHE KËNGA

Të dua ( Je T’aime) nga Lara Fabian, teksti dhe kënga:

Vërtet kishte mënyra tjera
për t’u ndarë
Mbase ca copa xhami
mund t’na kishin ndihmuar
N’këtë heshtje t’dhimbshme
vendosa t’fal
gabimet që mund t’bëjmë
n’dashni t’marrëzishme…

KËNGËN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult