Shpirti im që sot u mbyll
Dhe gëzimin m’a përzuri.
Nëpër mal e nëpër pyll
Zu dëbora prej qëkuri.
Bjenë flokët një-nga-një
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nënë të
Dheri fjet e ri mbuluar.
Fjet nga-dal e shpirti im,
Dhe në zi pikoj si fleta,
Pa më s’qit as pipëlim
Tërë fisi, tërë jeta.
Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë të ti
Jet’ e trembur se mos vdesi…