Lasgush Poradeci: Unë jam njeri i lirë, karakterin tim s’ma blen dot askush!

lasgush poradeci liqeri

Nga ditari i Lasgush Poradecit:

Poezia ime fluturon e pastër dhe e lirë përmbi dobitë dhe vogëlsirat njerëzore.
Poezia për mua është lirija absolute e shpirtit dhe një poezi që futet në relativitetet e shoqërisë dhe të kohës, në dallkaullëk që d.m.th. politikë humbet karakterin e lirisë suverante të shpirtit – konditë sine qua non e artit të vërtetë.
Unë nuk e lejoj veten që ta ve poezinë t’ime në shërbim të kontigjencave shoqërore, sepse unë jam një tip i çuditshëm, jam i lirë. Mua njeriu mund të më vjedhë 100, 200, 300 napolona, sikur t’i kisha, po karakterin t’im si njeri, si artist independent, s’m’a vjedh dot, s’m’a merr dot kurrë!
S’m’a ble dot njeri kurrë.

*marrë nga profili i bijës së poetit, znj. Marie Lasgush Poradeci

ObserverKult

=============

Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA: UNË VIJ TEK TI TË VDES, S’E KE KUPTUAR?