Lasgush Poradeci: Pa më puth një herë, pa të puth dy herë…

Zemra: Poezi nga Lasgush Poradeci

Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! Tek bëj kështuzë,
Hop! Të shoh këtuzë!
Ha! Tek bën ashtuzë,
Hop! Buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf, moj zemrë-e mjerë…!

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.

ObserverKult