“Lashë mamin në spital duke dhënë shpirt, pas 4 ditësh vdiq”, Irini Qirjako rrëfen historinë e tmerrshme

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku zbuloi disa nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj.

Fillimisht Irini i bëri një kamerë të fshehtë bashkëshortit të saj, duke i thënë se e kapi mat me një femër bjonde.

Gjatë përballjes së çiftit në emisionin ‘Glamour Zone’, situata arriti deri në pikën që bashkëshorti i tha se nëse i jep foton ai do të vrasë veten.

Më pas, Irini zbuloi dhe një nga momentet më të vështira të jetës.

– Gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, cili ka qenë momenti yt më i vështirë?

Irini Qirjako: Kur vdiq nëna ime në gusht 2022. Unë e lash nënën në spital. Ajo ishte shumë rëndë. Ajo po jepte shpirt dhe ditën e katërt vdiq, në Athinë. Ndërkohë që mua më duhej të kthehesha në Tiranë sepse atë ditë kisha një aktivitet shumë të rëndësishëm./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI I IRINI QIRJAKOS PËR MIKEN ZENEPE LUKA: MË JANË SHTERUAR LOTËT, MË THA KUR TË NDËRROJ JETË ÇFARË DO TË MË KËNDOSH…

Zenepe Luka Çekrezi humbi jetën kohë më parë, pas disa ditëve betejë me koronavir usin në një nga spitalet Co vid. Miq e të afërm e kujtuan gazetaren.

“Është një dhimbje shumë e madhe, humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më, më janë shteruar lotët. E kishim presidente të shoqatës ‘Nermin Vlora Falasci’, grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt. Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh…”, rrëfeu kohë më parë Irini Qirijako…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU