Laura Messina: Më kujto, sido që të shkojnë gjërat…

Nga: Laura Messina

Më ruaj midis gjërave të çmuara, që nuk harrohen.

Më mbyll mes gjërave tepër intime për t’u thënë, mes sekreteve që mbeten në fund të zemrës, me peshë, por të bukura.

Më kujto, sido që të shkojnë gjërat, sepse do të doja të qëndroja përherë mes mendimeve dhe imazheve që truri nuk di t’i filtrojë dhe që shfaqen pa arsye, mes buzëqeshjeve të pamotivuara.

Më kujto mes çasteve të shpërqëndruara në të cilat do të pyesin se çfarë po mendon dhe ti do t’i përgjigjesh “asgjë”, duke ngritur shpatullat. Po në të vërtetë do më mendosh dhe do të pyesësh pse nuk jam aty, në të vetmin vend që duhet të jem.

Më vendos, ndër gjërat që nuk mund të heqësh dorë. Ruaj çastet, psherëtimat, mbi të gjitha ruaj përkëdheljet dhe heshtjet dhe çdo fjalë që i kemi dhuruar njëri-tjetrit.

Përktheu: Irena Ngucaj

ObserverKult


Lexo edhe:

LAURA ESQUIVEL: NJERËZ, KUJDES ME FJALËN…

Nga Laura Esquivel

Sa mirë do të ishte, sikur të gjitha qeniet njerëzore të ishin të vetëdijshme se fjalët që thonë mund të shërojnë ose të sëmurin; se, te miliona njerëz, një fjalë e ëmbël krijon një valë të ngrohtë përkëdhelëse; se fjala e mirë lëshon energji, bashkon, lidh.

Por çfarë ndodh kur fjala e humbet këtë rol? Kur në vend të bashkimit krijon përçarje, përplasje?

Kur ajo përdoret për të shpifur, për të fyer, për të manipuluar? Kur nuk pasqyron realitetin dhe nuk mbështet të vërtetën? Ç’ndodh kur fjala “liri” do të thotë skllavëri?

E kur flasim për «demokracinë» dhe instalojmë diktaturën? Kur na flitet për mbrojtjen e sovranitetit tonë dhe ne përfundojnë duke humbur edhe këmishën e trupit? Në këto raste, fjala është si një tingull harpe e cila, kurrsesi, nuk të bën të vallëzosh, sepse ritmi është i pakapshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult