Le të puthen, le të puthen demokratët, socialistët (VIDEO)

gili le të puthen

Ju ftojmë ta dëgjoni njërën nga këngët e Festivalit 37-të të Këngës në RTSH, këngën “Le të puthen”, kënduar nga këngëtarja kosovare Gili. Muzika dhe teksti :Ilir Berani , orkestrimi Xhevdet Gashi.

Ne jemi të ndarë
dhe pse u deshtëm
të keqen me sy e pamë
nuk patëm forcë e heshtëm

këto ndarje e përçarje
po na sjellin lot
na kanë ndarë me kufi, me fe
me parti e me ide… o Zot

Le të puthen, le të puthen
demokratët, socialistët
Le të puthen, le të puthen
militarët e pacifistët
le të puthen të gjitha fetë
le të largohen retë
ndarje mos të ketë.

Për ta dëgjuar këngën klikoni KETU

ObserverKult

Kliko edhe:

PROFESORI KOSOVAR: JA SI MUND TË JETOJMË 170-180 VJET/ VDEKJA MUND TË NDALET!

Njerëzimi e ka më të mundshme arritjen e pavdekësisë sesa të gjejë kuptimin e jetës. Pavdekësia dhe zgjatja e jetës janë madje shumë të mundshme, e kjo e fundit [zgjatja e jetës] edhe është arritur.

Kështu ka deklaruar kohë më parë profesori dhe fizikani Shukri Klinaku në një intervistë duke theksuar se njeriu është në gjendje ta ndihmojë vetveten në këtë aspekt.

Profesor Klinaku ka thënë se konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe jetesa nën ligje të drejta, e mundësojnë këtë.

“Zgjatja e jetës është fare lehtë e mundshme. Shkenca, mjekësia, biologjia, përparimet e shkencave të tjera kane arritur që jetën e njeriut ta zgjasin madje një studim britanik para shtatë apo tetë vjetëve, thotë se njeriu po t’i evitonte dëmtimet që ia bënë vetë jetës, ai si organizëm është i krijuar të jetojë për 170-180 vjet. Ne me konsumim jo të rregullt e shkurtojmë jetëgjatësinë tonë”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, në rast se njeriu jeton me rregull, organizimi i tij i ka predispozitat që të jetojë 170-180 vjet.

Për tekstin e plotë klikoni KETU

ObserverKult