Le t’i mësojmë fëmijët tanë si të mbrohen në jetë!

Për njëfarë kohe isha fqinj me një mjek, hobi i të cilit ishte mbjellja e pemëve në oborrin e madh të shtëpisë së tij.

Nga dritarja ime pashë se si ai, dita-ditës, i mbolli ato. Ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte se ai nuk i ujiste pemët. Kurreshtja ime ishte aq e madhe saqë shkova ta pyesja.

Ai më tha se, po t’i ujitte pemët e tij, rrënjët e tyre do të rrinin në sipërfaqe dhe do të prisnin çdo ditë që ai t’u jepte ujë.

Duke mos i ujitur, do të duhej më shumë kohë për t’u rritur, ama rrënjët e tyre do të detyroheshin të futeshin më thellë në tokë, në kërkim të ujit dhe lëndëve ushqyese që gjenden në shtresat më të thella të tokës.

Kështu, pemët do të kishin rrënjë të thella dhe do të ishin më të qëndrueshme.

Më vonë shkova të jetoj në një vend tjetër. Kur u ktheva, pas disa vitesh, vura re në oborrin e fqinjit tim ishte një korije e bukur me pemë.

Papritur erdhi dimri i ashpër dhe një ditë me shumë erë, kur të gjitha pemët në rrugë u përkulën nga era, dallova fortësinë e pemëve të fqinjit tim, të cilat era mezi i lëvizte.

Vështirësitë nëpër të cilat kishin kaluar ato pemë, duke u privuar nga uji, u kishin sjellë dobi shumë më tepër sesa rehatia apo trajtimi shumë i mirë.

Çdo natë para se të shkoj në shtrat, gjithmonë u hedh një sy fëmijëve të mi. I shikoj se si rriten.

Ne gjithmonë kërkojmë që gjërat të jenë të lehta për fëmijët tanë, por në të vërtetë ajo që na nevojitet është të kërkojmë që ata të kenë rrënjë të forta dhe të thella brenda nesh; kështu që kur të mbërrijnë stuhitë dhe të fryjnë erërat e akullta, ata do të jenë në gjendje të rezistojnë, pra nuk do të mposhen, nuk do të shkatërrohen, si pemët pa rrënjë të thella.

Kësisoj, pra, le t’i mësojmë fëmijët tanë si të mbrohen në jetë! Nëse një ditë, papritur, do të jemi larg tyre, ata do të jenë të aftë që, pa praninë tonë, t’i kapërcejnë vetë vështirësitë që mund t’u dalin në jetë.

Titulli i origjinalit ‘Për t’i përballuar sa më lehtë vështirësitë e jetës’

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


bislim ahmetaj

Lexo edhe:

BISLIM AHMETAJ: MË DHIMBSEN PEMËT QË PRITEN PËR TË BOTUAR LIBRA TË TRASHË!

Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafir yni është shkrimtariBislim Ahmetaj

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

Arbri, vëllai im, tashmë shkrimtar i afirmuar, kur ishim fëmijë çdo lekë që i binte në dorë e harxhonte për blerje librash. Mua më dukej mënyra më barbare dhe idiote për harxhimin e parave, pasi unë ato pak lekë që më binin në dorë aso kohe, kisha filluar t’i blija cigare.

Kur shkova në shkollën e mesme diçka u këput nga ëndrrat e mia, e ndjeva shumë mungesën e familjes dhe veçanërisht të Arbrit, kështu që nisa të shkruaj poezi në një fletore me katrorë, 16 lekëshe, e cila kishte plot 64 faqe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALI PODRIMJA: CILA DO TË JETË KËNGA IME E MBRAMË, KOSOVË…

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shituar, Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t’i përflakur,
duar e këmbë t’i lidh me lëmshin e përrallave të tua –
se s’të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë…
Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme…
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim?

ObserverKult