Ledi Shamku Shkreli: Jam e neveritur deri në palcë! Akademia e Shkencave te distancohet prej sigurimsave ose të shpallë publikisht se është palë me ta…

ledi shamku

Gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku Shkreli, kërkon nga Akademia e Shkencave që të distancohet nga “sigurimsat”, pas një rasti të publikuar në media, për ish-Atasheun e Kulturës dhe gjuhëtarin Gjovalin Shkurtaj.

Shkreli, thotë se ky gjuhëtar e akademik, madje akademiko-gjuhëtari kryesor i Akademisë së Shkencave, dy ditë më parë ndante çmime për arbëreshët dhe drejtshkrimin.

Shkruan gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli:

“Jam e neveritur deri në palcë! Sapo lexova këtë shkrim ku publikohet dhe zbardhet fakti se si një gjuhëtar e akademik, madje akademiko-gjuhëtari kryesor i Akademisë së Shkencave paska qenë një Sigurims gjatë kohës që ka shërbyer në Ambasadën e Romës. Madje një Sigurims i Përbetuar ngaqe vijon të informojë (dhe e bën me një gjuhë neveritëse) edhe në fundkorrikun e 1990 pasi qenë shpëthyer Ambasadat dhe regjimit ia kish marrë ferra uratën.

Ky person dy ditë me pare, si PERFAQËSUES I AKADEMISË SË GJINUSHIT, organizonte e ndante çmime për arbëreshet dhe drejtshkrimin. Ndëkohe që siç edhe lexoni këtu me poshtë, njeriu që e spiunon e damkos është pikërisht arbëreshi Antonio Belushi, një nga PUNËTORËT MË TË DASHUR NË PUNË TË GJUHËS E TË SHPIRTIT ARBËRESH.

“[…] u ngrit deri në qiell “kori” i priftërinjve dhe i klerit reaksionar arbëresh e më gjerë, duke pnetruar në kampin e refugjatëve shqiptarë për t’i pritur ata me këngë “Moj e bukura More”, siç bëri Antonio Belushi, ithtar e zbatues i zjarrtë i urdhërave të peshkopit të Ungros, Lupinaçi”,

SA KRUPË E SA NEVERI! Sa tallje e keqe me mikpritjen arbëreshe! Sa mjerim akademik! Sa rrezik për Albanologjinë prania dhe orekset shpifarake të Akademizmës, qe i qasen asaj sërish me këto duar historikisht të ndyta. Dua me këtë rast t’i pyes edhe dy akademiket arberesh a ndjehen në paqë me veten përballë faktesh te tilla?

Çdo gjë e ka një cak ama! NDAJ I KERKOJ OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR DHE ÇDO ORGANIZMI ETIK E LIGJOR QË RREGULLON JETËN NË VEND: A mund te kalohet edhe kjo gjetje antiligjore ne heshtje? Sigurisht që ky vend ka ligje per bashkëpunëtorët! A thua AKADEMIA E SHKENCAVE ESHTE E VETMJA E LEJUAR TI SHKELE SI TE DOJE E SA HERE TE DOJE LIGJET E SHTETIT?

Akademia e Shkencave sot eshte para nje detyrimi: Te distancohet prej sigurimsave ose te shpalle publikisht se eshte palë me ta.

Ndonëse jam e bindur se do zgjedhe të dytën, pasi duke u kryesuar nga Ministri i Diktatures, e duke pasur non-grata e teritalsa në kryesim të saj, ajo KA LINDUR SI PALË.

Palë me kohën me të keqe, e që vijon ende të lakmojë ta zerë Qiellin e Shqiptarëve: Gjuhën dhe Kulturën Shqipe.

Jam e neveritur në koc nga keto Metastaza të Akademizmës. Lexoni sesi raporton Akademiku.

JA, KY ËSHTË REFORMIMI I AKADEMISË SË SHKENCAVE!”, shkruan ajo.

ObserverKult

lexo edhe:

LEDI SHAMKU: “SKËNDER GJINUSHI KËRKOI TË MË PËRJASHTOJNË NGA KONFERENCA”, VJEN REAGIMI NGA AKADEMIA E SHKENCAVE…