Ikën jeta, shpejt vrapon
dhe një muaj duket çast
e si mundem të gëzojmë
jo të ndarë, por veç se bashkë.
Sa e shkurtër është kjo jetë
themi shpesh tek bisedojmë
por dikush në sa na prek
në çast e harrojmë.
Për një fjalë ashtu kot
prishet befas një miqësi
dhe askush nuk i del zot
falja zhduket në mëri.
O ti zemër njerëzore
pa dëgjoje zërin tim
fal se jeta është e shkurtër
se jeton dhe një pendim
ndan dy njerëz padrejtësisht
nje kapriço xhelozi
dhe pse duhen çmendurisht
falja ndalet në kufi.
ObserverKult
Lexo edhe: