Të kërkoj, edhe kur të shoh ti mbetesh si i marrë
Por prapë unë të kërkoj, jashtë do të fle deri sa të gjej
Se dua të të mbroj, në lëkurën time ty të të fsheh
E do të pres shumë gjatë, të dy bashkë të lindim diellin këtë natë
Ditën ta verbojmë, si ciganet nga magjia
Natën e bekojmë, endacakë nga vetmia
Ne vetëm vallëzojmë, vagabondë nga dashuria
Jo nuk dashurojmë, digjemi nga marrëzia
Nuk të gjej, më kërkon dhe prapë ne humbim nëpër terr
Jo nuk mund të fle, pa aromën tënde dhe instikti vdes
Ti më ke, në lëkurën tënde edhe etja ndez
Jo nuk mund të pres, dielli ngrin e sonte hëna ne na djeg