Ledio Lako: Aktorët shqiptarë janë frikacakë, punojnë me rroga të ulëta te Teatri Kombëtar, duhet të ngrihen të bëjnë diçka për veten e tyre

Aktori i njohur, Ledio Lako ka kritikuar kolegët e tij që punojnë në Teatrin Kombëtar.

Lako tha në emisionin e Ola Brukos se aktorët shqiptarë janë frikacakë, pavarësisht se janë shumë të mirë nga ana profesionale.

Ai tha se ata duhet të ngrenë zërin për pagat në Teatrin Kombëtar, të cilat pretendon se janë shumë të ulëta.

“Kanë rroga shumë të vogla, më vjen keq që aktorët shqiptarë janë kaq të mirë dhe janë kaq frikacakë. Ata duhet të ngrihen të bëjnë diçka për veten e tyre.

Unë e di lodhjen e tyre dhe se çdo të thotë kur ke rol kryesor dhe jep shfaqje të enjte, të premte, të shtunë, për rreth 1 orë e 30 minuta. Çdo gjë është rritur, ndërkohë rrogat jo”, theksoi aktori./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“REVIZORI” I TEATRIT TË DURRËSIT FITUES I FESTIVALIT “TEATRI SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT”

Në edicionin e 20-të të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, i cili në mënyrë tradicionale mbahet në Dibër, triumfoi teatri “Aleksandër Moisiu”, shfaqja e të cilit “Revizori” në regji të Driada Dervishit u shpall si më e mira.

Tekstin e plot mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult