Sherif Merdani u burgos e u largua nga skena nga sistemi komunist/ Rrëfimi prekës i bashkëshortes së tij

Emisioni “Një natë sa një Jetë” në RTSH solli jetën dhe krijimtarinë e këngëtarit të madh shqiptar, Sherif Merdani.

Midis shumë të njohurve të Sherif Merdanit nga bota e muzikës, në emision ishin të pranishëm edhe gruaja e Merdanit, Rozalba së bashku me të birin Gerardin.

Rozalba rrëfeu se si Sherif Merdani jeton tek ata me kujtimet që ai la pas por edhe me modelin e artistit që ai krijoi në botën e muzikës shqiptare.

“Ai është i pranishëm në çdo mendim timin, në çdo minutë. Është i pranishëm jo vetëm me kujtimet që ka krijuar tashmë në familjen tonë, por them që mbi të gjitha është i pranishëm tek unë dhe tek im bir me atë model të të jetuarit që na ka lënë”, u shpreh Rozalba Merdani.

Sherif Merdani u shqua si këngëtar i muzikës së lehtë. Ai vuajti përndjekjet nga sistemi komunist. Pas Festivalit të 11-të, së bashku me disa këngëtarë të tjerë Merdani u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës ku u dënua me 16 vite burgim për t’iu bashkuar sërish skenës shqiptare në të tjera festivale.

I ndjeri Merdani ka marrë pjesë në dhjetëra festivale, ku solli në muzikën shqiptare këngë si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor” etj.

Merdani ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare në 29 gushtin e vitit 2021.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /rtsh

ObserverKult


sherif merdani
Sherif Merdani

Lexo edhe:

KUR SHERIF MERDANI I KËNDONTE NËNËS: O ZOT, TI LUTJEN NA DËGJO…

Përpos që Sherif Merdani është i njohur si këngëtar i muzikës së lehtë shqipe, ai njihet edhe si simbol i rezistencës ndaj censurës në art. Pas paraqitjes së tij në edicionin e 11-të të Festivalit të RTSH-së, Sherif Merdani u dënua me 16 vjet burgim.

Merdani bashkëpunoi me kompozitor të njohur, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme. Dhe ndonëse karriera në muzikë iu ndërpre për një kohë të gjatë, ai sërish arriti që muzikës së lehtë shqiptare, t’ia dhuroj disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor”.

Në vazhdim ju sjellim tekstin dhe këngën “Simfonia e nënës”, të kantautorit Luan Zhegu, me të cilën Sherif Merdani u shpërblye me çmimin e tretë në edicionin e 34-të të Festivalit të RTSH-së.

Për ty unë do të mendoj gjithmonë
Do shkruaj vargje, do krijoj melodi
Edhe kur të perqafoj si fëmi
Edhe kur ndodhem kilometra larg
Se ti je krijesë e përjetësisë
Simfonia ime!

Nganjëherë më vjen të qesh me veten time
Më vjen në mendje një pyetje aq naive
Përse, përse, nuk kam qënë në dasmën tënde
Përse, unë qava kur ti më linde…
O nëna ime!
Perëndesha ime!
Simfonia ime!

O nënë!
O perëndeshë e jetës!
Ti që krijove gjithësinë
Ajo nina-nana e ëmbel
Sot më duket simfoni

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult