Legjenda e dhimbshme shqiptare, nëna u nda nga jeta- djali shpëtoi

Legjendat e kalave të Shqipërisë ndonjëherë janë shumë të ngjashme pasi në bazë të tyre kanë një sakrificë të madhe dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me të njëjtën bazë do ta kishte edhe ajo e Argjiros prej nga mendohet se ka marrë edhe emrin kalaja po edhe qyteti, po kjo mbetet hipotezë.

Legjenda e Argjirosë

Kështjella e qytetit të Gjirokastrës, njihet dhe me emrin kalaja e Argjirosë. Princesha Argjiro mendohet të ketë qenë sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV. Ajo ishte e martuar me princin e këtij qyteti.

Princesha Argjiro luftoi me turqit kur ata rrethuan kalanë e Gjirokastrës. Megjithatë, turqit e morën Gjirokastrën me tradhti. Prandaj princesha Argjiro për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashkë me djalin e saj foshnje, transmeton ‘bordo.al’.

Ajo ra drejt tek një shkëmb dhe u coptua por djali i saj mbeti gjallë, dhe për ta bekuar filloi të pikojë qumësht. Sipas legjendës thuhet se foshnja mbeti gjallë nga guri që pikonte qumësht.

Legjenda thotë që emri i Gjirokastrës vjen pikërisht nga emri i princeshës.

———————

Lexo edhe:

Shpella e Haxhi Aliut, shpellë që “strehon” brenda vetes legjenda e mistere

Ende në ditët e sotme, shpella e Haxhi Aliut mbështillet nga legjendat e misteret. Më lartësi 18 metra mbi nivelin e detit, shpella e ndodhur në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës, është kthyer në një destinacion turistik dhe vizitohet çdo ditë nga turistë të shumtë.

Gojëdhënat flasin për një lundërtar të guximshëm në fillim të shekullit XVII siç ishte Haxhi Aliu nga Ulqini. Së bashku me të birin e tij, ai strehohej në këtë shpellë nga ku luftonte piratët e shumtë që endeshin brigjeve të Jonit. Duke bashkëpunuar me barinjtë e kapedanët vendas të bregut…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult