Legjenda e tmerrshme e Gurit të Përmetit, Diestra u hodh nga shkëmbi bashkë me foshnjën

Cili është simboli i Përmetit? Nëse ju e vizitoni për herë të parë këtë qytet, dhe ja bëni këtë pyetje një përmetari, me siguri përgjigja do të jetë: Guri i Qytetit.

Përfytyroni një shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që ka “hapur” themelet buzë Vjosës. Kur e pa Edith Duram tha:” Një nga vendet më të bukura në botë!”

Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët. Por legjenda flet ndryshe: Gur perëndie. Ka ardhur si dhuratë nga qielli, për t’i dhënë edhe emrin qytetit. Kush beson në legjenda, le të lexojë historinë, transmeton ‘bordo.al’.

Kryezoti i krahinës Prendi, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV.

Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Prendi kishte vdekur. Kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji. Kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbërritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza.

Turqit kërkuan çelësat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shënja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.

ObserverKult

—————————————————————————————-

LEXO EDHE:

Legjenda popullore: Djali me yll në ball’ dhe çika me hanë në krahnor

Ish kanë ni mret. E kish pasë qitë urdhnin kûn dritë përjashta mos m’u dokë. Çohet devrija me kqyrë nëpër shehër mos po gján nakun drita. Kur shkojnë ngat shpisë t’ni plakut, aty shohin dritë.
Kur i avyten penxheres e shohin n’sobë plakun me tri çika. Ishin kanë tuj kuvênë çikat. Foli çika e madhe:
-Me ditë mreti e me m’marrë, une ja kishna marue ni kazan qi krejt ushtrija kishin hangër n’tâ edhe kish teprue.
-Ti kurgja, -foli motra e dytë. –Me ditë mreti e me m’marrë mue, une ja kishna marue ni sexhade. Krejt ushtrija ishin ra me fjetë n’tâ edhe kish teprue.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU