Legjenda e Kroit të Shatërvanit në Prizren: Pse qante motra për vëllezërit

Një burim shumë i njohur në Prizren rrjedh prej masivit shkëmbor, ku e ndjek rrjedhën e lumit Lumbardh drejt Drinit të Bardhë. Nga shkëmbi rrjedh një burim me ujë të ftohtë, i cili nuk shteron asnjëherë. Vendasit këtë burim uji e kanë quajtur Burimi i Madh ose “Kirk bunar”, që në shqip do të thotë 40 puset.

Këtu kanë mbushur ujë, në kohë të kohës, banorët e mëhallëve të “Pusit”. Kemi një burim tjetër, uji i të cilit rrjedh po nga shkëmbi. Uji i këtij burimi është i ftohtë, i lehtë e i pastër, por në sasi më të pakët. Siç ndodh rëndom për burime të ndryshme uji që janë thurur legjenda edhe për Kroin e Shatërvanit ekzistojnë të tilla.

Legjenda

Kroi i Shatërvanit në Prizren supozohet të jetë ngritur në kohën osmane e kjo edhe për faktin se koka e këtij kroi tregon për ndërtimet e asaj kohe.

Banorët patën pohuar se kanë dëgjuar edhe një histori për këtë krua, ku thotë se një Zanë e bukur mali hirplotë ka urdhëruar që të ndërtohet ky krua.

Kjo zanë e bukur hirëplot, nuk duhej t’i shpëtonte zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore si bjeshkë e nën fund të saj rrjedhë uji i pastër.

Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zemërimin e tyre të derdhur mbi njëri-tjetrin, qau e qau pa masë.

ObserverKult


Lexo edhe:

SHATËRVANI MË I FAMSHËM NË BOTË/ KËTO NDOSHTA NUK I KENI DITUR PËR FONTANA DI TREVI NË ROMË

Është një nga veprat më të rëndësishme arkitekturore të Romës dhe njihet si shatërvani më i famshëm në RomëNga turistët, shatërvani i Trevit njihet si vendi ku hidhen lekë dhe shprehen dëshira…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU