Legjenda për Ujëvarën e Mirushës: Kush ishte vajza që lahej në ujin e saj

Legjenda për Ujëvarën e Mirushës

Njëherë në një kohë, ekzistonte një perandor i njohur në trojet tona. Ai kishte pasuri të madhe, fëmijë shumë, mbi të gjitha kishte dituri të madhe.

Si një familje e madhe në numër, dhe fëmijë shumë, Perandori kishte dhe një vajzë që quhej Rica. Vajza e perandorit kishte një bukuri marramendëse. Rica rritej dhe edukohej në një frymë shumë pozitive familjare.

Pranë shtëpisë së perandorit ishte një ujëvarë. Çdo ditë Rica, shkonte dhe lahej andej pari, pothuajse të gjithë njerëzit që e shikonin, habiteshin nga bukuria dhe sjelljet e saj. Dhe çdo herë që shihnin vajzën lozonjare duke u larë në ujëvarë, thoshin: U la Rica – u la Rica. Ujëvara e Ularicës, e mori emrin pikërisht nga Vajza e Perandorit – Rica. Ndërsa, sot kjo ujëvarë ka emrin Mirusha, tash e një kohë të gjatë.

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Legjenda e Rrapit të Libohovës, pemës që nuk thahet kurrë…

Nëse e keni vizituar ndonjëherë Libohovën, pa diskutim e dini se ku është Rrapi i Libohovës, një pemë gjigande në zemër të qytetit, që krijon një kurorë të bukur duke i bërë hije të madhe një pjese të qytetit.

Rrapi rrethohet nga disa kroje që rrjedhin ujë të freskët e të pastër, të cilat burojnë nga mali Bureto. Kjo pemë është pjesë e historisë së qytetit dhe është shumë e vjetër, gati 560-vjeçare.

E pavarësisht moshës së vjetër të këtij rrapi, pas tij qëndron dhe një legjendë. Jeni kurioz ta mësoni?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU