Legjenda popullore: Çka bani djali për cucën që e donte…

Legjenda për Shkallën e Keqe


Nga: Petrit Palushi

Sipas legjendës, nji djalë i katundeve aty afër e donte nji cucë tek s’ka.
Baba i cucës qe ndërdyshtas: me ia dhanë cucën djalit ose jo.
I thotë djalit: “Ke nji provë t’randë me kalue. Te shpati i Shkallës Keqe, mu afër majës, asht nji pishë. Po e preve pishën, cuca asht e jotja”.
Djali u mendue e u shmendue e ma n’fund i tha: “Kam me e pre at pishë”.
Djali mori sopatën, u afrue te Shkalla e Keqe; Zoti i dha mendje e fuqi, i dha edhe burrni ku s’shkon ma dhe sa e vuni kambën mu te shpatina e gurtë, iu hap udha si me qenë shkallë-shkallë; u ngjit aty te pisha, e preu dhe kshtu, pati fatin me e marrë cucën si donte”.
Thuhet se qysh at’herë, te ajo shpatinë e gurtë e Shkallës së Keqe, asht hala trungu i asaj pishe”.

ObserverKult

Pamje mu n’hyrje; në foto biologu Ben Palushi

Lexo edhe:

PETRIT PALUSHI: LEGJENDA T’RRËFYEME, PËRROI I ANDRRËS

Petrit Palushi: EPOSI I BJESHKËVE TË LUMËS
– Legjenda të rrëfyeme –

PËRROI I ANDRRËS

Banorët e katundit i thirrnin Përroi i Andrrës.
Por nanat i porositnin fëmijët: “Mos lueni të Përroi i Andrrës se po u zu gjumi keni me pa andrra të këqija!”.
Thuhet se nuk qe njilloj si përrejtë e tjerë, se çdokush që shtrihej dhe e merrte gjumi atypari, mund të shihte andrra të rënda, të liga, ndërsa kur zgjohej, mund të zgjohej krejt frigueshëm dhe kryet e kishte të rënduem.
Prandaj fëmijët, sapo i kthenin sytë andej, i lëviznin menjëherë me frikë, sikur të shihnin një lugat të madh me fytyrë dheu dhe jo nji përrue të vogël, krejt të rëndomtë, që sillte ujë si krejt përrejtë e tjerë.


Lexo edhe:

PETRIT PALUSHI: LIBRAT E PARË QË MË LANË MBRESA

ObserverKult