Legjenda popullore: Vllau i vogël që ja shëroi sytë babës…

Vllau i vogël ja shëroi sytë babës

(Tërpezë, Drenicë)

Ish kanë ni plak e i kish pasë tre djem. Ish plakë fort edhe ish qorrue. I thirri djemt:
-O bir, pa eni se due me ju dvetë baba dishka. A dini naj farë ilaçi për mue m’u ba i ri edhe me m’ardhë kta sy qi m’u kanë qorrue?

Djemt, iu përgjegjën:
Jo, babë, s’dina kurrgja veç po dalim e po kërkojmë.
Të tre djemt u nisën për udhë me e kërkue ilaçin për babën. Ec, ec, ec, mrrinë te ni rrugë kryq.

-A dahemi qitash e e lypim ma gjanë ilaçin? –tha njani.
-Po, dahemi edhe po e lamë m’u përpjekë qitu n’kto tri udhë kryq krye ni mueji.

Edhe u danë. Dy djemt e mdhaj ja majtën dy rrugve përpjetë. I treti ja majti rrugës ‘tretë. Eci nja tri ditë edhe u zatet me ni çikë. I tha:


-Oj çikë, a mos ke hetue nakun noj farë ilaçi, noj farë kroni me i la e me i shnoshë sytë se m’u ka qorrue baba?

-Ec, more djalë, e dil n’qat bjeshkë, -i tha çika. –Qaty âsht ni çikë e madhe. Qato m’e vetë, se ajo e din guhën e shpenive e ban vaki ajo din naj sên.

Eci djali edhe shkoi n’at bjeshkë. U zatet n’at çikën e madhe . Nisi djali e p’e dvetë çikën:
-Oj çikë, kam ardhë me t’vetë a mos di naj farë ilaçi, se m’u ka qorrue baba?

-Prit pak, bre djalë, se due m’i thirrë shpenit, mos bâ vaki qi di nanjâ’, se ku munet me u gjetë ai farë ilaçi.
Hypi çika n’ni kodër edhe u bërtiti shpenive n’guhën e tyne. I thirri me ardhë tâna sa ishin. Kur u grumbulluen shpenit, i dveti çika:

-A erdhët t’tanë?

-Jo, hala s’ka ardhë ni orl plak.
Nuk vonoi shum e erdh edhe orli tuj bërtitë: ,,Ngak, ngak, ngak”.

At’herë çika nisi edhe po i dvét:
-A dini farë ilaçi nakun për ni plak qi iu kanë qorrue sytë?

Ka ardhë djali i ti m’e lypë at ilaç për babën.
T’gjith shpenit i thanë: ,,Jo”.
Orli plak foli at’herë:

-Po, une e di. Asht ni bunar. Veç â, shum zor ata ujë m’e marrë.
-Qysh mujna, orl, m’e nxirrë ata ujë pej bunarit?

-Thuej ati djalit qi duhet me i marrë tre desh t’pjekun, se janë tre asllana n’roje e nuk e lanë me hi. Asllanat janë t’unshëm se nuk u qesin me hangër si duhet e, me jau qitë ky tre desh, mênoj qi e lshojnë me hi.

Ma përtej asllanave janë tri çika. Tokën e fshinë me dorë. Me jau ble tri fshisa atyne tri çikave e me jau çue, at’herë edhe çikat e lshojnë me shkue ma përtej. Përtej atyne çikave âsht edhe ni çikë qi nxirr ujë me kocela t’flokve. Duhet me ja çue ni konop, e nashta qat’herë e len me marrë ujë n’bunar.

Çika ja kollxoi djalit krejt çka tha orli. Djali u kthye meniherë e i blejti tre desh t’pjekun, edhe i blejtui tri fshisa, edhe e blejti ni konop, edhe i blejti dy knata.Dikur u nis për rrugë.

Ec e ec, dikur mrrini tu ni bjeshkë e madhe. Aty i gjet tre asllanat . Asllanat iu turrën me hangër. Djali u foli:

-O m’falni se jau kam pru tre desh. M’u ka qorrue baba e kam ardhmë me marrë ilaç do ujë tu ni bunar n’kët bjeshkë. Lshomni t’shkoj ma përtej.

Luanat, kur i panë desht, u zbuten, s’i banë gja edhe e lshuen me shkue ma përtej.
Ec e ec nëpër bjeshkë, zateti n’tri çikat. Ishin kanë tuj e fshi rrugën me dorë. Çikat iu turrën për m’e rrehë djalin. Djali priti e tha:

-Mos u ngutni, se jau kam pru tri fshisa, -edhe jau gjuejti e jau dha. –Kam ardhë me lypë ilaç për babën. Lshomni me shkue anej.


Çikat u gzuen për fshisat edhe e lshuen djalin me shkue përtej.
Djali ec, ec nëpër bjeshkë iu afrue bunarit. Aty e pa çikën tuj nxerrë me kocela kofën me uj. Iu ngërmue çika:

-Hup pej knej! Shka ke ardhë ktu?
Djali ja gjuejti kanopin e i tha:

-Merre qe konop e shliroi kocelat. Kam ardhë sall me i mushë kto dy knata me uj se m’u ka qorrue baba plak.

Çika u gzue për kanopin e i tha:
-Merr sa t’duesh, more djalë, po ik shpejt pej shpije se me ba me u çue zoja e jonë, edhe ty t’del sherr me tâ edhe mue m’myt.

Djali desht me e pa se kush âsht ajo zojë. I tha:
-Falëm sa t’shetis pak ksajde e t’shofi.
-Shko, bre djalë, e dil shpejt, -i tha çika.

Tuj shetit djali, e zateti n’ni bahçe t’madhe zojën e asaj bjeshke.

Ish kanë ra me fjetë nër hije t’ni lisi. Fytyrën e kish pas mlue me minil. Djali edhe iu afrue e kqyri. Ish kanë vajza hyjri. I shnritke fytyra si dielli.

Djalit i pelqei shum, po s’desht m e çue se e kishte dertin e ujit me ja çue babës sa ma shpejt. Qysh m’u njoftë naj herë tjetër me tâ? U afrue kadalë e ja muer minilin. Asaj çike, qi rrike tu bunari, s’i kallxoi hiç qi ja muer minilin zojës saj.

I mushi knatat me ujë. I tha: ,,T’mirë meç!” çikës tu bunari e eci. E la bjeshkën edhe u nis për n’shpi.

Ec, ec, ec, kur mrrini tu tri udhët kryq, tamam ishte mushë mueji.

U zatet me vllazninë e vet. Ata s’kishin mujtë me ba kurrgja.

Djali u kallxoi vllaznive t’vet qi e kishte gjetë ilaçin për babën edhe jau kallxoi dy knatat. Ecën, ecën edhe i zu nata n’ni shehër. Shkuen n’ni han me fjetë. Dy vllazënve desht me e pa se kush âsht ajo zojë. I tha:

-Falëm sa t’sheti pak ksajde e t’shofi.
-Shko, bre djalë, e dil shpejt, -i tha çika.
Tuj shetit djali, e zateti n’ni bahçe t’madhe zojën e asaj bjeshke.

Ish kanë ra me fjetë nër hije t’ni lisi. Fytyrën e kish pasë mlue me minil/ djali edhe iu afrue e e kqyri. Ish kanë vajza hyjri. I shnritke ftyra si dielli. Djalit i pelqei shum, po s’desht me e çue se e kishte dertin e ujit me ja çue babëssa ma shpejt.

Qysh m’u njoftë naj herë tjetër me tâ? U afrue kadalë e ja muer minilin . asaj çike, qi rrike tu bunari, s’i kallxoi hiç qi ja muer minilin zojës saj. I mushi knatat me ujë. I tha: ,,T’mirë meç!” çikës tu bunari e eci. E la bjeshkën edhe un nis për n’shpi.

Ec, ec, ec, kur mrrini tu tri udhët kryq, tamam ishte mushë mueji. U zatet me vllazninë e vet. Ata s’kishin mujtë me ba kurrgja.

Djali u kallxoi vllaznive t’vet qi e kishte gjetë ilaçin për babën edhe jau kallxoi dy knatat. Ecën, ecën edhe i zu nata n’ni shehër. Shkuen n’ni han me fjetë. Dy vllazënve po u vje’ inat qysh me e gjetë ilaçin vllau ma i vogël.

I blenë prej hanxhisë dy knata. Natën, kur e zu gjumi vllaun e vogël, ja shprazën ilaçin pej gërçakve n’gërçakt e tyne e ati ja mushën, gërçakun me ujë. Vllau i vogël s’po din kurrgja qi ja nrruen ujin. T’nesrit u nisën prap për udhë. Mas do ditsh mrrinë tu shpija. Baba po i pret hapshëm a ja kanë prue djemt ilaçin.

Djali i vogël i tha:

-Po, babë , ta kam gjetë ilaçin n’ni bjeshkë. Që ta kam prue.
-Edhe i nxuer dy gastaret me ujë e ja dha babës ‘vet me e pi ujt edhe me i la sytë.
Uji s’i bani babës kurrfarë hajri.

Fort u idhnue djali i vogël e edhe babës i erdh shum keq edhe e përzuni djalin pej shpisë qi e kish rrejtë. At’herë dy djemt e qiten ka ni gastare edhe ja dhanë babës. Kur i lau sytë plaku me ata ujë edhe piu do ujë, sytë iu shnoshen edhe vetë përtri. At’herë u tha dy djemve:

-Ju kanket taman bijt e mi.
Atje tu bunari, zojës madhe, qi ish kanë tu fjetë, i duel gjumi.
Po kqyr qi minilin s’e ka.

Po mênohet:,, Kush hini e ma muer minilin? Qysh ka mujtë me i kalue tri rojet e me hi ktu?”. U nis e shkoi tu bunari, ku ish ajo çika qi mushke ujë me kocela. E dveti:
-Kush â ‘hi ktu sot deri n’bahçe?
-Jo kërkush s’â’ hi-tha n’fillim çika.


-Kallxom ma mirë ti vetë se une e di qi â’ hi dikush.
Çika s’pat shka me ba e i kallxoi t’drejtën.


-Besa â’ hi ni djalë shum i nershëm e kish ardhë me kërkue ilaç për babën e vet. E kishin lshue edhe tri çikat para meje. Edhe unë e lshova se ma dha ‘i konop me nxerrë ujë ma lehtë se u myta tuj nxjerrë ujë me kocela.

Zoja e madhe vrap e tu tri çikat, tu prita e dytë.
-Për shka e lshuet at djalin me hi ktu?

-Na i dha tri fshisa me fshi me to, e qato e lshuem , se na ranë n’tokë duert tuj fshi me dorë. E kishin lshue tre asllanat ma përpara nesh.
Zoja e madhe vrap e shkoi tu tre asllanat. I dveti edhe ata pse e kishin lshue at djalin.
-E lshuem se na i ka pru tre desh t’pjekun, se jemi kanë pakë uni.

At’herë zojës madhe i hini n’hatër ai djalë qi ish kanë aq i zoti me jau zbutë zemrat edhe tre asllanave edhe tri çikave qi fshijshin me dorë edhe çikës qi nxirrke ujë me kocela. Iu flug mprapa për m’e gjetë.

Tuj vetë, dikur ja mrrini n’katun t’tina. Ja gjet edhe shpijën e hini n’konak te plaki. Dikur p’e dvét babën e tre djemve:

-A t’u shnoshen sytë?
-Po, m’u shnoshën.
-Kush ta pruni barin?
-Dy djemt e mi.
-Thirri ata djem ku i ki.

Plaki i thirri dy t’bijt. Kur erdhën djemt, çika po do m’i ra n’fije cili pej tyne âsht, se s’e kish pa djalin kur ja kish marrë minilin. Po menon qi njani pej ktyne dyve duhet me kanë djali qi ja kish marrë minilin. Po i dvét:
-Cili pej juve jeni kanë te une me e marrë ilaçin për plakin?
Djelmt u përgjegjen t’dy me ni za:
-T’dy jena kanë bashkë.
-Kallxoni qysh hitë ju te unë me e marrë ujt?
Ja nisen pak dishka me kallxue , shka u kish pas kallxue vllau i vogël udhës. Zoja e madhe e muer vesh qi s’janë kta e iu ngërmue plakit:


-Nuk janë kta. Ku e ki djalin qetër? Ku e keni vllau tjeter?
At’herë plaki u tut edhe i tha:
-E kam përzanë pej shpije.
-Pse e ki përzanë?


-Se m’ka rrêjtë e m’tha: ,,Ta kam pru ilaçin”, po s’ma kish pru. Kta dy ma prunë e m’i shnoshën sytë e edhe mue m’përtrinë.

-S’âsht kërkun ajo punë. Meniherë me ma gjetë ku eshte vllau qetër!
Duel plaki e e hapi fjalën nëpër katun: ,,Ku ta shihnui djalin, aman me ma prue se po don me m’mytë zoja e madhe!”

Nuk vonoi shum e e gjetën djalin. Kur erdh ky n’shpi, nisi zoja e madhe e p’e dvét qysh kishte mujtë me e marrë ilaçin. Djali ja kallxoi krejt fije e për pej qysh i kishte kalue luajt, tri çikat, qi fshijshin me dorë, edhe çikën te bunari qi mushke ujë me kocela.

Ma s’mrami ja nxuer zojës madhe edhe minilin qi ja kish marrë. Kur e pa zoja minilin, i tha babës:
-Plak, qëky â’ kanë te unë me e marrë ilaçin e qeky t’i ka shnosh sytë.
Edhe e muer me veti zoja e madhe djalin, u martue me tâ edhe e bani suntar.

*Shkëputur nga libri i përgatitur nga Anton Çetta: “Nga folklori ynë”

Përgatiti: ObserverKult

LEXO EDHE: Gojëdhënë popullore: Hej, zot, mos e hiq xhehnemin!

Afrim Demiri: Edhi dhe biçikleta e vllaut

Poezinë e plotë e gjeni KETU