Zanat s’erdhën…
Legjenda t’rrëfyeme: Ujana e Zanave
Nga Petrit Palushi
Drin i Zi s’ka zhurmë.
Drini i Bardhë zhurmë e gjithat’ zhurmë!
Moti-moti, te Drini i Bardhë, jo larg katundit Brrut ishte nji ujanë e qetë.
Qetësija e asaj ujane shkonte-shkonte si në tridhjetë hapa gjatësi e jo ma tepër.
Te ajo ujanë, pak pa hy midisi i ditës vijshin me u la zanat.
Nji djalë shkonte aty me pa.
Nji ditë e qiti nji gurë n’ujë.
Zanat u trembën e u larguen menjiherë.
Kur shkoi n’shpi, djali i kallëzoi nanës se ç’i ndodhi.
– Djalëbardha, – iu kthye nana. – Qiella e zanat nuk trazohen. Qella asht e bekueme prej vetit, e zanat janë t’bekueme prej qiellës.
Djali shkoi t’nesërmen aty, po zanat s’u dukën.
Vendi iu duk shkret.
Edhe t’pasnesërmen, po zanat kërkund.
Prap, vendi iu duk shkret e ma shkret.
Njji natë, sa qe thye midisi i natës djali pa n’andërr se zanat kishin shkue me u la te vendi i tyne i sahershëm.
I doli gjumi trembshëm, u ngrit prej shtrati dhe me vrap shkoi atje.
Zanat s’ishin.
Prit e prit derisa u çel drita, por zanat s’erdhën.
Djali u mërzit dhe u ftoh në shpirt.
ObserverKult
Kliko edhe:
PETRIT PALUSHI: LIBRAT E PARË QË MË LANË MBRESA
Leximi i librave zakonisht nis kah klasa e tretë a e katërt e Fillores.
Natyrisht, në këtë kohë dallohen më pasionantët, të cilët s’i ndahen leximit të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës së tyre. Leximi për ta kthehet në domosdoshmëri, në plotësim të dëshirave të tyre për njohje. Gradualisht, mësojnë se bota letrare është labirinth, e pamatshme dhe dhe që nuk shterret kurrë.
Kam përshtypjen se udhëtimi në botën e librave, në pamje të parë nuk ka të bëjë vetëm me kqyrjen e tekstit, përthithjen e gjithkaje që përmban teksti përmes shkronjave, por është udhëtim përmes shpirtit. Aty shpirti këndellet, gjen qetësi, gjen njëfarë ngrohme.
Leximin librave e kam filluar në klasën e tretë të Fillores.
Librat m’i sillte mësuesja. Më vonë u regjistrova në bibliotekën e shkollës. Ndërkohë nisa me ble libra dhe krijova një bibliotekë të vogël, e cila me kalimin e kohës pasurohej, aqsa sot s’jam në gjendje të përcaktoj me saktësi sa mijëra libra të zhanreve të ndryshme kam. Shumë gjimnazistë e studentë vijnë shpesh e marrin libra tek biblioteka ime. Ndodh që edhe nuk i khejnë librat. Nuk mërzitem. Tek e fundit sikur ndiej një farë ngazëllimi se ato libra zënë vend në bibliotekat e tyre, sado modeste të jenë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult