Letër dashurie: Nuk pushoj dot së qari…

Letër dashurie nga Simone De Beauvoir për të dashurin e saj, shkrimtarin Nelson Algren:

E mërkurë, 31 (Newfoundland)

Për “banorin,” në 6228, Forrest Avenue, Gary, Indiana, SH.B.A.

I dashur banor, peshqit në Newfoundland u dërgojnë përshëndetjet më të ëmbla vëllezërve të tyre në lagunë. M’u bënë orë të tëra në fluturim. Drekë e mrekullueshme me “foie gras” dhe shampanjë, por nuk pushoj dot së qari. Është vërtet gjë e keqe, sepse avioni nuk është si treni në Gary; është plot me njerëz, të cilët thonë se më njohin. Shpresoj që tani t’mos qaj më. Më duket, se lotët që nuk i derdha gjithë vitin, duheshin derdhur tani. Ndihem po aq e shëmtuar sa një tetëdhjetë vjeçare dhe po aq e marrë sa kur mbushe të dyzetat. Në shtëpinë tënde të vogël e të rehatshme, tani është ora tre.

Dashuria ime po fluturon bashkë me mua.

Simona jote