Legjendë popullore: Ja pse Gjoka ish kanë ba uri…

(Llapushnik, Drenicë)

U prishën dy kojshi nërmje’ veti për ni megjë. Ai thojke: ,,Qitu â’ megja”, ky thojke: ,,Qitu â’ megjja”, ma përtej.
Qokthi e Gjoka ishin dy vllazni t’njanës shpi. Qokthi i tha Gjokës:
-Apo hin ti n’dhé, bre vlla? Kur t’thrras unë: ,,Oj megjë, a je e jemja a je e kojshisë?”, ti thuej prej dheut: ,,E jotja jam”.
Kshtu e banë llaf n’shpi. Shkon Qokthi e maron nifarë grope n’dhé edhe e mlon mrênë Gjokën. E thrret kojshinë edhe e bâjnë llaf me e vetë tokën, mos po flet toka dishka. Briti Qokthi:
– Oj megjë, a je e jemja a e kojshisë?
-Jo, e jo e jotja jam, -foli Gjoka pej toke.
E u dá kjo punë. U hallashtisën kojshitë nërmje’ veti dhe megja i ra atina, Qokthit.
Kur shkon Qokthi natën me e nxjerrë pej grope Gjokën, ku e kish pasë mlue, Gjoka ish kanë ba uri, pse kish rrejtë. Ky, Qokthi,  thirre t’vllajn: ,,Gjokë, Gjokë!!” e i vllaj kurrkun. Edhe ktâ, Qokthin, e zuni mallkimi i megjes e u ba qokth. Edhe, pej at’herit, kur knon natën, duket si me kanë tuj thirrë ,,Gjokë, Gjokë, Gjokë!”. E hallku thotë qi p’e thrret Qokthi t’vllajn, Gjokën.

*Shkëputur nga libri: Anton Çetta: “Nga folklori ynë I”

Përgatiti: ObserverKult


mbreti

Lexo edhe:

JU KUJTOHET PËRRALLA PËR MBRETIN LAKURIQ…NA ISHTE SE Ç’NA ISHTE…

Na ishte njëherë një mbret dhe një mbretëri. Mbreti kishte oborrtarët dhe shërbëtorët e tij, po ashtu kishte edhe pasuri të cilën e kishte marrë nga mbretëria dhe populli i tij që jetonte në varfëri.

Po afrohej festa e mbretërisë së tij. Mbreti kishte vendosur që atë ditë të vishej më bukur se çdoherë gjatë jetës. Kishte kërkuar rrobaqepësit më të mirë, më të njohur nga e gjithë mbretëria, por nuk ishte i kënaqur. Nisi të kërkojë edhe nëpër botë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult