Koronavirusi i merr jetën piktorit shqiptar

Koronavirusi i merr jetën piktorit fierak Viktor Bullgari. Sipas mediave lokale, piktori ishte prej 20 ditësh i shtruar në një nga spitalet Covid.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Mesazhe prekëse kanë shkruar edhe të njohurit, të afërmit e Bullgarit, në Facebook, transmeton ‘epoka e re’.

“Lamtumirë mik i mire!

Sapo mora lajmin për vdekjen e mikut, shokut Viktor Bullgari.

E pa besueshme dhe ende nuk po mundem ta besojë që nuk do të jesh fizikisht në mesin tonë.

Ishe motivues në çdo aspekt për mua dhe për gjithë ata që të kanë njohur ty.

Viktori iku nga kjo jetë por la pas një pasuri dhe numër të madh veprash plot vlera për familjen e tij dhe për të gjithë bashkëqytetarët e Fierit por dhe më gjerë jashtë trojeve shqiptarë.

U prefsh në paqe shok, mik i nderuar.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që të kanë njohur.”, shkruan një nga miqtë e tij.