(Shkrel, Rugovë)
Qafa e Qyqes gjinet ndërmjet Shtupecit t’Vogël edhe Shtupecit t’Madh, ku âsht mbetë Halili, simbas fjalve t’pleqve tanë.
Thonë se Muji, kur e ka hupë t’vllaun n’at bjeshkë, qi iu ka vra, e â’dredhë mas, pa tâ, vetëm, e ka nêmë bjeshkën e i ka thanë:
“Se kofsh, qyqe kurrë n’ty mos knoftë!”.
Edhe prej at’herit qyqja aty kurrë nuk knon, vetëm kur do’ m’u vra dikush. Edhe, sa herë qi e nig-jo’ dikush prej atyne dy fshateve qyqen qi kno’ pret se dikush n’ato dy katune vritet mrêna tri ditsh.
*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I“
Përgatiti: ObserverKult
LEXO EDHE: Legjenda popullore: Si u ba çika arushë pasi s’mund ta duronte zullumin e njerkës?