Lennon: Unë dashuroj! Nuk shkoj në shtrat me këdo!

lennon and his wife thënie

Kur e pyetën John Lennon se përse nuk mund të rrinte asnjë çast pa gruan e tij Yoko, ai u përgjigj:

-Sigurisht që mund ta bëj, por nuk dua. Për asnjë arsye në botë, nuk e bëj. Asgjë s’është më e rëndësishme sesa raporti ynë, vërtet asgjë! Ne e adhurojmë të qenit gjithmonë bashkë. Sigurisht që të dy mund të jetojmë të ndarë nga njëri-tjetri, por për ç’arsye?

Nuk kam ndërmend të sakrifikoj dashurinë, dashurinë e vërtetë, për ndonjë lavire, apo ndonjë mik apo për punën, sepse në fund, përpos të gjithash mbetesh vetëm…
Askush nuk do që të mbetet vetëm, asnjëri prej nesh…
E nuk mund ta mbushësh shtratin me këdo. Nuk funksionon kështu. Nuk dua të jem një playboy kot.
Ashtu siç e kam thënë edhe në disa këngë të miat, kam provuar e kaluar gjithçka, por asgjë nuk ecën më mirë sesa kur ke dikë që të do e të përqafon.

ObserverKult

Lexo edhe:

Del në ankand regjistrimi i intervistës së papublikuar të John Lennon
Tekstin e plotë e gjeni KETU

Kush është gruaja që frymëzoi shumë nga hitet e “The Beatles”?
john lennon

Atje, si dhe në një dhomë muzike në bodrum, Mekartni dhe John Lennon shkruan shumë këngë të mirënjohura të The Beatles, duke përfshirë një numër të veçantë që grupi do të performonte në Ed Sullivan Show, “I Want to Hold Your Hand”. Asher shërbeu si një muzë për Mekarnin, me marrëdhënien e tyre disi të trazuar. Që u bë frymëzim për këngë të tilla si “We Can Work It Out”, “All My Loving”, “And I Love Her”, “Here There and Everywhere”, and “You Won’t See Me”.

Në një intervistë të vitit 1997, Mekartni kujton se si ai shkroi shumë këngë në atë dhomë. “Disa pas ndonjë zënke me Xhejnin. Kishte disa nga ato momente”- kujton ai.

Tekstin e plotë e gjeni KETU