Del në ankand regjistrimi i intervistës së papublikuar të John Lennon

Një regjistrim shumë i rrallë i një interviste me John Lennon dhe Yoko Ono, i cili madje përmban një pjesë të shkurtër të papublikuar nga ish-Beatles, do të dalë në ankand sot në Danimarkë, raporton BBC.

Pjesa 33-minutëshe u regjistrua nga katër adoleshentë 16-vjeçarë danezë mbi 50 vjet më parë. Dhe vetëm disa muaj para se Beatles të njoftonte ndarjen e tyre, kur çifti kaloi një periudhë në Danimarkën veriore me ish-burrin e Yoko, Anthony Cox dhe vajzën e tyre Kyoko.

Në janar 1970, një grup nxënësish shkolle u nisën për të takuar muzikantin dhe për ta intervistuar për gazetën e tyre të shkollës.

Vendasit ishin të befasuar kur zbuluan se yjet po qëndronin në Thy. Në veriperëndim të Danimarkës, transmeton ‘a2news.com’.

Kaseta do të dalë në ankand në Kopenhagen, së bashku me një kopje të gazetës shkollore dhe 23 fotografi. Vlerësohet se mund ajo të arrijë shumën midis 32 mijë dhe 50 mijë dollarëve.

——————————————————————————————

LEXO EDHE: John Lennon, muzikanti rebel dhe romantiku i përjetshëm

The Beatles, i themeluar prej tij, në vitet 1960 arriti në krye të listës. Si grupi më i suksesshëm muzikor në mbarë botën.

Në 8 dhjetor të vitit 1980 bota humbi një legjendë që vazhdon të mbetet i tillë edhe sot që kanë kaluar 40 vjet nga vdekja e tij. Ish-pjesëtari i Beatles dhe njeriu i qindra betejave për më shumë të drejta civile. John Lennon u ekzekutua në New York nga Mark Chapman, i cili pak ditë më parë është lënë në liri me kusht…

…Ai konsiderohet si një personazh tepër i rëndësishëm që i mungon botës së sotme muzikore. Muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme. Muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar. Edhe pse trupi i tij është larguar nga kjo jetë. Kjo gjë nuk ka ndodhur me krijimtarinë dhe imazhin që ka lënë pas. I vlerësuar për veçantinë që solli në muzikë, i vlerësuar për emancipimin që solli me notat e tij. Duke u bërë pjesë e pandarë e jetës së njeriut të thjeshtë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU