“…Kushdo që na bën të qeshim dhe na bind të mos jemi shumë seriozë i shërben mirëqenies sonë fizike dhe mendore. Siç rezulton nga kërkimet e tanishme mjekësore, ndonjëhere qeshja është ilaçi më i mirë. Jeta është një shaka dhe ne të gjithë një batutë e saj. Ndjenjat humoristike na ndihmojmë të harrojmë, qoftë dhe për një çast, rregullat e seriozitetit dhe bashkëjetesës nga të cilat shpesh duhet të çlirohemi…”.
ObserverKult
Lexo edhe:
DO TË GJEJ… EDHE NËSE DUHET TË PRES 200 VJET
Nga Diana Gabaldon
“Unë do të të gjej”, – më pëshpëriti në vesh.
– “Të premtoj. Nëse më duhet të duroj dyqind vjet purgator, dyqind vjet pa ty – atëherë ky është dënimi im, të cilin e kam fituar për krimet e mia. Sepse kam gënjyer, vrarë dhe vjedhur; e kam tradhtuar dhe thyer besimin.
Por është një gjë, e vetmja gjë që do të qëndrojë e pandryshuar. Kur do të jem përpara Zotit, do të kem diçka për t’i thënë, diçka që do peshoj mbi pjesën tjetër”.
Zëri i tij ra, gati në një pëshpëritje, dhe krahët e tij u shtrënguan rreth meje.
“Zot, më dhatë një grua të rrallë dhe Zot! E doja…”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
“NË SHQIPËRI DUA T’SHKOJ E TË RROJ”, POEZI NGA ASDRENI
Poezia “Dua” nga Asdreni
Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t’ia thotë
nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
për këtë kam dëshirë
dhe s’dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!
ObserverKult