Leon Lekaj intepreton poezinë “Dimni”

Sonte ra bora e parë, e dashtun
Qiejt u zbardhën prej kujtimit tand
Geni i gzimit
Që nji jetë mbeti i mshehun
Shpërtheu mbi trillin e kristaltë
Shojzat e pabinduna të mëkatit
Ndriçuen natën e gjatë
Dhe sytë e tu
Të strukun në prushin e mungesës.

Sonte ra bora e parë, e dashtun
Andrra e natës me ty
Asht ndezë si flakë e drejtë
Që aroma e kujtimit tand ia dridh lehtë
Po ti eja ktë mbramje
E unë gjithë borën që vazhdon me ra
Do ta shkrij me frymën e netve që u deshtëm
E do ta baj lumë.
Lumë të bindun, që varkën e heshtjes
Do ta derdhë në detin tand.

Eja sonte, e dashtun
Në pragun e dritares
Do të gjesh njeriun prej bore
Që pret përqafimin e hershëm
Të shkrijë në supin tand.

ObserverKult


Lexo edhe:

LEON LEKAJ: SINQERITETI ASHT’ ARMA MA E FORTË NË DUART E NJI TË NDERSHMI!