Isha udhëtari i fundit i asaj dite.
Isha në autobus vetë,
dhe i lumtur që po i shpenzonin gjithë ato para
vetëm për të më dërguar mua në Rrugën 8!
Shofer, thirra,
jemi vetëm unë dhe ti sonte,
le të ikim nga ky qytet i madh,
të shkojmë në një qytet më të vogël më të përshtatshëm për zemrën.
Le t’kalojmë përreth pishinave t’plazhit t’Majamit.
Ti në ulësen tënde, unë disa ulëse mbrapa,
në disa qytete edhe mund t’i ndërrojmë vendet,
vetëm për ta dëshmuar sa mirë ke bërë që po shkojmë në Veri!
Të shkojmë ta gjejmë veten
mes fshatrave amerikane,
fshatrave t’vegjël t’peshkimit,
në Floridën e panjohur
dhe në parkun, në bregdet.
Por nga autobusi u shfaqën vetëm pikturat e vetmuara metalike
dhe shenja hyrëse në qytetin e Nju Jorkut.
Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili