VIDEO: Leonard Cohen: Dashnia e vërtetë nuk len gjurmë (Teksti i përkthyer)

Ju ftojmë ta lexoni e dëgjoni nga Leonard Cohen “Dashnia e vërtetë nuk len gjurmë”:

Njashtu si mjegulla nuk len shenjë
mbi të jeshiltën e errët të kodrës,
njashtu trupi jem nuk len shenjë
mbi ty,
e kurrë s’ka me e ba.

Përtej dritareve në errsinë,
fëmijët shkojnë, fëmijët vijnë
si shigjeta pa shënjestër
si pranga prej dëbore.

Dashnia e vërtetë nuk len gjurmë
nse ti e unë jena nji gja e vetme,
ajo humb në tonat përqafime,
si yjet kundrejt diellit,
si një gjeth
qi tuj ra, rrin pezull një moment,
në ajër,
njashtu si kryet tand mbi temin gjoks
e dora jeme mbi tuejt flokë.

E shumë netë ja dalin
pa hanë, pa nji yll,
njashtu kena me ja dalë edhe na,
kur njeni prej të dyve të jetë larg.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARD COHEN: MIRUPAFSHIM MARIANË (TEKSTI DHE KËNGA)

Mirupafshim Marianë

E dashura ime e vogël, hajde këtu ndanë dritares,
dua të provoj fatin mbi pëllëmbë të ta lexoj,
atë botë pandehja se isha ndonjë djalë rom,
përpara se lejova në shtëpi të më merrje ti.

Tash, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.

Po, ti e di se unë dua të jetoj me ty,
por ti më bën kaq harraq,
unë harroj të lutem për engjëjt,
e pastaj engjëjt harrojnë të luten për ne.

Tekstin dhe videon mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult