Leonard Cohen: Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

ObserverKult ua sjell në dy variante përkthimi në gjuhën shqipe, kryeveprën e Leonard Cohen, “Dance Me To the End of Love” .

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Shqipëroi: Elida Buçpapaj

Kërce me mua bukurinë tënde me një violinë të djegur
Kërce me mua përmes panikut “deri sa ta mbledh veten”
Ngrimë si një degë ulliri dhe bëhu pëllumbesha ime e shtëpisë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Lermë të shoh bukurinë tënde kur dëshmitarët të kenë shkuar
Lermë të shoh lëvizjen tënde sikur ata në Babilon
Tregomë ngadalë atë që unë ia di vetëm kufijtë e
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Kërce me mua martesën tani, kërce me mua vazhdo e vazhdo
Kërce me mua shumë butësisht dhe kërce gjatë në pafundësi

Jemi të dy nën dashurinë tonë, jemi të dy mbi dashurinë tonë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua për fëmijët që kërkojnë për të lindur
Kërce me mua përmes perdeve të ngrëna prej puthjeve tona
Ngre një tendë strehe, edhe pse ajo është grisur
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua për bukurinë tënde me një violinë të djegur
Kërce me mua në panik, derisa ta mbledh veten
Prekmë me dorën tënde lakuriqe ose prekmë me dorashkën tënde
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë
Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

—————————————————————-

Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Shqiperoi: Ukë Zenel Buçpapaj

Çomë duke kërcyer te bukuria jote me fyellin që nxjerr flakë
Çomë duke kërcyer mes për mes lemerisë deri sa t’i këpus vargonj e lak
Çomë lart si degë ulliri, bëhu pëllumbi im i kthimit te vatra
Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Çomë duke kërcyer matanë dashurie

Oh lërmë ta këqyr bukurinë pasi të largohen dëshmitarët
Lërmë ta prek trupin që kërcen bash si shtojzovallet
Kallëzomi vetëm ato vende ku kurrë nuk bien terri as nata
Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Çomë duke kërcyer te dasma tani, çomë duke kërcyer, çomë duke kërcyer pa pushuar
Çomë duke kërcyer si qumështin në gojë të fëmijës, çomë duke kërcyer, lodhe kohën për mua

Dashurinë ne të dy e kemi mbulojë me farëra, ne të dy e kemi shtrojë pa arna
Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Çomë duke kërcyer matanë dashurie

Çomë duke kërcyer te fëmijët që luten të lindin këtu mbi dhe
Çomë duke kërcyer mes për mes perdeve që me puthje i kemi shqyer pa e lënë një për be
Ende strehën ku ta fusim kokën, edhe pse të gjitha fijet janë ngrënë, kanë rënë pre
Çomë duke kërcyer matanë dashurie

Çomë duke kërcyer te bukuria jote me fyellin që nxjerr flakë
Çomë duke kërcyer mes për mes lemerisë deri sa t’i këpus vargonj e lak
Në daç prekmë me dorën tënde të bardhë, në daç prekmë me dorashkë
Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Çomë duke kërcyer matanë dashurie
Çomë duke kërcyer matanë dashurie