Pirro Çako &Redon Makashi: Me shpresë kot më mban (teksti dhe kënga)

Unë për ty i brodha rrugët
pafund në Tiranë,
kujt t’ia fal t’i përkëdheljet
dhe puthjet këtë natë,
Dalëngadalë po shuhen dritat në bulevard
Shirat nisen prapë
Zogjtë po ikin
dhe unë mbeta si një endacak.

Sa çudi kur ti më thua
në zemër të kam,
unë e ndjej ti e bënë enkas
me shpresë kot më mban
dhe pastaj sërish largohesh
dhe sytë më humbë, mallin të ma shtosh
po aty mbyllem thellë në vete
qytetit s’dal dot.

Mos na bëj aq shumë të vuaj
hape zemrën dhe na thuaj
cilin do më shumë nga ne
me brengën e shpirtit mos na le
falja njërit dashurinë
kurse tjetrit dëshpërimin
dhimbjen kush nuk e provoi
zemra ime në këtë botë.

Humbëm ne që s’po të shohim
dhe blirët janë tharë
jo nuk varen bulevardet,
aty rreshtin qajnë,
I mungon ti këtij qyteti në çdo skaj
dhe çdo sekond hyri dimri përsëri
dhe zemrat u ftohën.

Falja njërit dashurinë
kurse tjetrit dëshpërimin
dhimbjen kush nuk e provoi
zemra ime në këtë botë.

Dhimbjen kush nuk e provoi
në këtë botë.