Leonard Cohen: Kodrat (The Hills) teksti dhe kënga

KODRAT

Nuk mund të ngjitem në kodra
Sistemi i mbyllur qëndron
Unë jetoj ndër droga
Për të cilat Zotin falenderoj

Bisha ime duke hungëruar
Engjëlli i acarruar shumë
Por mua nuk është e lejuar
Keqardhje asnjë gjurmë

Sepse dikush do të përdorë
Ato ç’ka s’munda të bëja
Dhe mua do më sëmbojë zemra

Në një shteg ajo do të shkelë
Do të shohë se çfarë dua të them
Dëshira imë më dysh prerë
Dhe liria në mes

Në më pak se një sekondë
Jetët tona përplasur
Pafundësia do te ndalojë
Dera kanatë hapur

Dhe ajo do t’i lindë
Dikujt që ty të ngjason
Çfarë lashë unë pa bërë
Do ta bëjë me siguri ajo

E di që ajo po vjen
E atëhere do të vështrojnë sytë
Dhe ky është malli
Dhe grepi ky është

Nuk mund të ngjitem në kodra
Sistemi i mbyllur qëndron
Unë jetoj në droga
Për të cilat Zotin falenderoj

Faqja ime ishte shumë e bardhë
Bojën të hollë e pata
Dita nuk mund të shkruajë
Çfarë vizatoi me laps nata

Si një mjelmë notova
U mbyta si një shkëmb
Por ka ikur qëkur koha
Me qesenditë e mia bashkë

Nuk mund të ngjitem në kodra
Sistemi i mbyllur qëndron
Unë jetoj në droga
Për të cilat Zotin falenderoj

(Përshtati në shqip: Arta Gjyzel Hasani)